Italia regjistron rekord infektimesh me koronavirus

219
0

Italia ka regjistruar sot një numër rekord të ri ditor të infeksioneve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore raportuan se janë shënuar mbi 189,000 infeksione me Covid-19 dhe rreth 230 vdekje nga viruset brenda një dite.

Gati 1.1 milion teste janë kryer gjatë kësaj kohe, ku kanë rezultuar pozitive rreth 17 përqind e të testuarve.

Këshilli i Ministrave do të zhvillojë sot në mbrëmje një takim ku pritet të miratohen masat e reja për të ngadalësuar përhapjen e virusit.