U rrit me gorillat, takimi me ta pas 12 vitesh është emocionues

Ndjenjën kur ribashkohemi me dikë të familjes pasi jemi ndarë për vite të tëra shumica prej nesh e njohin. Por, çfarë ndodh kur e takoni pas disa viteve një kafshë që ishte miku juaj i fëmijërisë?

Me shumë gjasë, një mace ose qen nuk do t’ju njihte më pas kaq shumë viteve. Megjithatë, duket se majmunët janë më të ngjashëm me njerëzit në këtë aspekt.

Tansy Aspinall u rrit duke ndihmuar familjes e saj me aktivitete bamirësie në Parkun e Kafshëve të Egra Holetts në Angli.

Qëllimi kryesor i familjes së saj është që t’i lëshojë gorillat në mjedisin e tyre natyral në Afrikë. Në një intervistë për Evening Standard, Tansy tha se gjatë viteve të fëmijërisë, ajo kishte një marrëdhënie shumë personale me gorillat që ishin aty – ata luanin dhe argëtoheshin së bashku.

Pasi u nda me gorillat kur ishte ende e vogël, ajo u takua përsëri me të njëjtat që kishte luajtur gjatë fëmijërisë – pas 12 viteve.

Për takimin e saj me to, ajo tha: “Ata më njohën me të vërtetë. Ishte kaq e ëmbël dhe më përqafuan dhe u treguan shumë të sjellshëm me mua”.

Videoja e takimit të saj ishte bërë kohë më parë, por ajo është kthyer përsëri në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Shikojeni videon më poshtë të kësaj ngjarje:

- Advertisement -

U vesh si grua për të dhënë provimimin në vend të gruas së tij, arrestohet 26-vjeçari

Autoritetet indiane arrestuan një 26-vjeçar, i cili u vesh si grua për të marrë pjesë në provimin e universitetit, duke imituar të dashurën e...

Restoranti i shton 2 € në faturë turistit se ia ndau përgjysmë sanduiçin. Pronari: Na mori kohë

Një turist britanik mbeti i mërzitur pasi një tarifë prej 2 euro iu shtua faturës së tij nga ana e restorantit  për prerjen e...

Detyron gruan të lahet vetëm njëherë në javë se është kurnac, gjykata dënon për keqtrajtim burrin

Nëse bashkëshorti është shumë dorështrënguar, ai mund të dënohet. Kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit, duke konfirmuar dënimin ndaj një bashkëshorti dhunues, i cili...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.