Ngrin kaskada e Niagarës, Amerika “mbërthehet” nga acari… (Foto)

Kaskada e Niagarës e mbuluar nga akulli. Pamjet spektakolare u xhiruan me dron ditën e martën, ndërsa pjesa qendrore e verilindore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga acari e bora.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për stuhi të rrezikshme dimërore  në rajonin lindor ku jetojnë rreth 100 milion njerëz.

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq rreth Shteteve të Bashkuara, përfshirë një 12 vjeçare në Çikago.

Në shumë zona lindore trashësia e borës ka arritur në 30 centimetra.  Në Minesota dhe Wisconsin temperaturat do të zbresin në -20 gradë celsius.

Stuhitë kanë shkaktuar probleme në qarkullim me qindra fluturime të anuluara.

Bora ka mbuluar edhe shumë qytete evropiane. Banorët e Parisit dhe Brukselit po e shijojnë pamjen e ofruar nga reshjet e para të borës për këtë sezon./a2news/

- Advertisement -

Mister/ PUSI më i thellë në botë, ja cfare kanë zbuluar shkenctarët

Në vitet 1960, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik jo vetëm që konkurronin në hapësirë, por gjithashtu në fushën shkencore dhe teknologjike....

Sferat misterioze në Kazakistan/ Askush nuk e di origjinën dhe qëllimin e tyre. Cfarë thonë shkencëtarët?

Në Kazakistanin Perëndimor shtrihet një zonë që nuk ngjan me asnjë vend tjetër në Tokë – Lugina e Topave . E njohur në vend...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.