“U rrëzuam të dy nga motori dhe..” Indrit Bajraktari habit me deklaraten në sallën e gjyqit

580
0

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me bur g për të riun, Indrit Bajraktari per gjarjen e ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Velipojës.

Indrit Bajraktari, 24 vjeç,  ishte duke bërë xhiro me të njëjtin motor uji, ku humbi jetën vajza Enisa Doda.

E reja u gjet pa jetë, teksa ishte braktisur nga Bajraktari, i cili tha në sallën e gjyqit se ishte rrëzuar bashkë me të dhe se kishte qëndruar pa ndjenja në ujë.

“Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not”.

“Ka ardhur një çift tjetër me motoskaf dhe me thanë se po njoftojmë se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend për mua”.

“Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit ne qafen e vajzës, sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf”.

Kështu ka deklaruar i riu gjatë seancës së sotme. Ai gjithashtu ka pranuar se është i martuar në Angli dhe është në pritje të një fëmije.