U raportua e humbur në Tiranë, gjendet e reja italiane, mesazhi i familjes..

3562
0

Ditën e djeshme, në JOQ u raportua zhdukja e një vajze italiane. Nëna e të resë, Arianna Lombardo Moderini Meriggi, bëri me dije se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit kur ka humbur kontaktet.

Mesazhi i çiftit italian:

Unë dhe bashkëshorti im kërkojmë ndihmë nga shqiptarët, por jo vetëm, veçanërisht nga ata që jetojnë në zonën e Tiranës. Vajza jonë Olga ishte me pushime në Tiranë (zona e Astirit) dhe duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme. Ajo nuk u shfaq në aeroport dhe nuk kemi dëgjuar më për të. Tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme.

Ndërkohë sot, mësohet se fatmirësisht Olga është gjetur dhe këtë e ka bërë të ditur e ëma në rrjetet sociale.

“Olga u gjet. Falënderojmë të gjithë nga zemra për ndihmën e tyre të paçmuar. Falë aksioneve tuaja arritëm te njerëzit e Tiranës dhe gjetëm Olly.” shkruante ajo.