“Verë” në mes të vjeshtës, ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme

98
0

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash në shtim në orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet

të ulët në jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 25 °C

në zonat e ulëta deri 10 deri 28°C

në zonat bregdetare 15 deri 29°C