U perfol për rikthimin në ‘Portokalli’, flet Agron Llakaj: E kam vendosur..

1456
0

Se fundmi, lajmi se aktori Agron Llakaj do të rikthehet në drejtimin e “Portokalli”, pas 10 vitesh ka bere xhiron e rrjetit. “Who” shkruante se Llakaj po negocion me ftesë të drejtuesit Ben Blushi për të marrë sërish timonin e “Portokalli”.

Megjithatë sot Llakaj i ka mohuar këto lajme duke u shprehur se “Portokallinë” e ka vendosur në kornizë përjetësisht. 

“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht…

Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj.

“Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, tha Llakaj për “Revista Who, duke mos mohuar në asnjë moment ftesën e drejtuesve të “Top Channel” për t’u rikthyer në skenën e aq shumë emocioneve.

Llakaj tha gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus” me të dyja projektet e tij televizive. “Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos!

Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, përfundoi ai.