“U njohëm në Facebook!” Sopranoja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë me gazetarin

602
0

Sopranoja e njohur shqiptare, e cila e ndan jetën mes Tiranës dhe Sofjes, vendosi të rrëfente historinë e saj të dashurisë.

Ramona Tullumani tregoi sot në emisionin “Rreze Dielli” si u njoh me bashkëshortin e saj, gazetarin Elton Metaj.
Ndoshta nuk do ta mendonit, por ishte “Facebook”-u ai që lidhi dy njerëzit me profesione të ndryshme. Pasi u bënë miq në median sociale, gazetari e ftoi Ramonën që të takoheshin.
Ajo u shpreh se Elton Metaj ndjek çdo shfaqje të saj, ku shoqërohet edhe nga djali i tyre 5-vjeçar, Boris.


“Njohja jonë është bërë në “Facebook”. Unë si ajo këngëtarja e Operës, kisha shumë shokë gazetarë dhe aty publikoja shfaqjet më të fundit. Eltoni si gazetar, në atë kohë drejtor informacioni, më kërkon që të pimë një kafe bashkë. Në fillim të lidhjes kemi pasur goxha mospërputhje, sepse unë isha shumë e llastuar, ndërsa ai shumë strikt. Unë jam këngëtare opera, por për relaks dëgjoj shumë emisione politike dhe kur jam me Eltonin bëj muhabet politik që të më çlodhet truri.

Eltonit i pëlqen muzika klasike . ai nuk ka qenë i pasionuar pas Operës, por nuk mungon kurrë në shfaqjet e mia. Është bërë pjesë e angazhimit dhe është non-stop i pranishëm, i kujdesshëm. Duhet për një artist që të ketë në krah një person që ta adhurojë në këtë lloj forme”, tha sopranoja Ramona Tullumani në emision.