Rreziku i madh që kaloi Toka të dielën, lajmi vetëm sot u bë publik

429
0

Një asteroid kërcënoi Tokën të dielën në mëngjes, por fatmirësisht u shmang kontakti me atmosferën.

Lajmi zbulohet vetëm sot dhe NASA thuhet se e mbajti të fshehtë për të shmangur panikun.

Asteroidi i quajtur “2018 GE3” ishte me diametër të paktën 150 metra. në datën 15 prill ai u afrua me Tokën 119.500 milje raporton EarthSky.org, një distancë kjo më e afërt se ajo me Hënën.

Asteroidi “2018 GE3” mund të jetë gjashtë herë më i madh se meteori i cili shpërtheu mbi Rusinë qendrore në vitin 2013.

Kur shkëmbi u shpërbë në atmosferë shkaktoi një eksplodim të fortë dhe mijëra copëza ranë në të gjithë rajonin e Chelyabinsk, duke thyer dritaret dhe duke dëmtuar rreth 1,500 njerëz.

Nëse GE3 do kishte hyrë në atmosferën e Tokës, mund të kishte shkaktuar dëme të ngjashme, madje edhe më të rënda./