U nda nga burri pas lidhjes me ish-deputetin, reagon Rudina Dembacaj

6094
0

Sot ka qarkulluar me shpejtësi në media një lajm që ka të bëjë me jetën private të aktores shumë të dashur për publikun, Rudina Dembacajt.

Sipas disa burimeve për mediat shqiptare u tha se Rudina është ndarë nga bashkëshorti pasi ajo ka pasur nje lidhje me një ish-deputet të njohur të Kuvendit të Shqipërisë.

Madje kjo u përforcua akoma më shumë nisur nga fakti që Rudina nuk e mban më në gisht unazën e martesës, po nuk publikon më foto me Aleksin as në rrjetet sociale.

Portali Xing.al ka kontaktuar me akotoren dhe e ka pyetur në lidhje me lajmin që qarkulloi me shpejtësi në median rozë, ndërsa aktorja ka preferuar të mos komentojë asgjë, duke u shmangur.

Rudina ka thënë se do të flasë publikisht në momentin e duhur, duke mos mohuar asgjë në lidhje me lajmin e ndarjes me bashkëshortin e saj, Aleksin.