‘S’keni parë gjë akoma’, publikohet spoti i spektaklit të humorit Klanifornia Show

991
0

Së shpejti ne Tv Klan pritet të fillojë spektakli i humorit i ndryshuar tanimë në kast, por edhe në idenë e tij bazë e megjithatë thelbi do të mbetet i njëjtë; të dhurojë të qeshura pafund.

Që në fillim të shtatorit u zbulua se moderatore do të jetë Marina Vjollca, e ndërsa skenarist mbetet Turjan Hyska. Sot është publikuar promo e emisionit ku duken te gjithe aktorët e kastit duke mbërritur me vetura dhe gazetarë përreth tyre.

“Nuk keni parë asgjë akoma”, shprehet Turi ndërsa pas tij shfaqen Julian Deda, Albano Bogdo, Eliona Pitarka, Visian Ukcenaj, Esmeralda Metkaj e njohur me nofkën Cubi, Eglein Laknori e me nje rikthim sërish në kast të aktores Lisa Kujofsa. Risi këtë vit është se kastit i bashkohen edhe aktorja e portokallisë Delinda Dishaj si edhe Olsi Bylyku. 

Marina siguron vetem një gjë, do të ketë shumë spektakël. “Ka për të qenë një spektakël i garantuar”, shprehet Marina.