U merrte biznesmenëve mijëra euro duke i masht ruar, kush është e moshuara që luajti mendsh policinë

536
0

Violeta Petro është e moshuara që ra në prangat e policisë pasi u përball me me akuzën e ma.shtrimit, fshehjes se të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve,  ma.shtronte biznesnenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

Nga hetimet disa mujore, burime nga policia bëjnë me dije për vizion plus se Petro prezantohej si përfaqësuese e organizatës së huaj UNICEF që operon ne Shqipëri dhe më pas nëpërmjet mashtrimit përvetësonte fondet e tyre për përfitime personale.

Nga kallëzimet e biznesmenëve të administruara nga specialistët kundër krimit ekonomiko financiar ,  janë vërtetuar të paktën 1 rast mashtrimi në vlerën e 60 mijë dollarëve dhe një tjetër në shumën e 32 mijë dollarëve.

Po sipas burimeve nga policia pas bërjes publik të rastit dhe daljes në media të emrit të Violeta Petros, pranë uniformave blu janë paraqitur kallëzime të tjera për mashtrime të ngjashme, për të cilat ka nisur menjëherë verifikimi.

64 vjeçarja rezulton e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve ndërsa në të kaluarën mësohet se ka qenë punonjëse kopshti.

Ajo pritet të dalë të mërkurën para gjykatës së Tiranës ku do ti caktohet edhe masa e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.