Rrethohet Teatri, nis shembja. Artistët përplasen me policinë, regjisori merret zvarrë

572
0

Me dhjetra qytetarë janë aty, e artistë të cilët janë përplasur me policinë, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Në një prononcim për Fax News, Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.

“Kriminelët më morën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.

Artistët apelojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve , që të mund të përballen me forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar zonën.