U martua 11 herë, gruaja ende eshte në kërkim të bashkëshortit ideal

91
0

Është martuar 11 herë me 9 meshkuj të ndryshëm dhe thotë se nuk ka hequr dorë nga dashuria dhe kërkimi i “të duhurit”.

Monette, 52 vjeçe ka qenë gjithnjë e tërhequr nga djemtë dhe fantazonte të martohej me shokët e të vëllait kur ishte ende e vogël. Ajo e njohu të dashurin e saj të parë në shkollë të mesme dhe u martua me të dy muaj më vonë pasi i kishte thënë së motrës se ai do të ishte burri i saj.

Por kjo nuk zgjati shumë dhe çifti u nda, e më pas Monette u martua me dikë me të cilin gjithnjë kalonte mirë. Edhe ky bashkim nuk pati rezultat, megjithatë ata e provuan sërish pak kohë pas ndarjes zyrtare. Problemet që ishin edhe më parë vazhduan të hynin sërish në martesën e tyre ndaj Monette i tha “po” një tjetri. Pavarësisht se ajo i donte shumë fëmijët e tij, dyshja nuk ia doli të ishte bashkë përgjithmonë.

“Bashkëshorti i pestë ishte një nga dashuritë e jetës sime. I gjashti dukej kaq i mirë dhe i këndshëm sa u martova me të dy herë”, tha Monette në një intervistë. Ndonëse zakonisht njerëzit ndalojnë te martesa e shtatë, për këtë grua nuk ishte numri i saj me fat.