U largua pas 17 vjetesh nga ‘Portokalli’, Altin Basha shuan heshtjen, tregon arsyen e largimit

641
0

Shumë është aluduar mbi largimin e regjisorit Altin Bashës nga spektakli ‘Portokalli’. Por edhe më shumë i ka lënë që të ushqehen me thashetheme, duke mos u prononcuar lidhur me këtë çështje.

Por duket se kësaj pritje i ka ardhur fundi, pasi regjisori ka thyer heshtjen, duke dhënë argumentet pse ai ndërmorri këtë akt. Një ditë më parë, regjisori u prezantua zyrtarisht si drejtor i Teatrit Eksperimental, dhe për gjithë këto zhvillime në karrierë ka folur në studion e “ABC”.

Basha deklaroi se e ka parë largimin si një hapësirë lirie. Ai shtoi më tej se eksperiencën që mori nga 17 vite në drejtim të këtij programi, do ta vërë në jetë në një tjetër projekt për të cilin nuk dha një datë të saktë. Por theksoi se mund të nisë në mes ose në fund të mandatit në krye të Teatrit Eksperimental (mandati zgjat 3 vite).

Pse u larguat nga ‘Portokalli’-a?

Është shumë shpejt për të folur në detaje, por ky vendim që e kam marrë pas 17 vitesh do ta jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokalli-në ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokalli-a pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. I uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinj.

Për të bërë një Portokalli në një vend tjetër?

Ndoshta.

Nëse nuk do të ishin arsyet, do të ishit larguar nga Portokalli-a?

Jo. Në fund të mandatit ose edhe në mes mund të krijoj një projekt. Ajo që mund të them është se kam krijuar një eksperiencë fantastike atje. Ajo eksperiencë e krijuar pa dyshim që diku do të shprehet.

A do vazhdojnë artistët të jenë të përçarë për Teatrin?

Ajo lloj përçarje nuk ekziston. Mendoj që nuk është problem themelor në komunikim. Ligjet e punës janë të tjera, bindjet politike janë të tjera.

Keni padurim për të parë Teatrin e ri?

humë është aluduar mbi largimin e Altin Bashës nga spektakli ‘Portokalli’. Por edhe më shumë i ka lënë që të ushqehen me thashetheme, duke mos u prononcuar lidhur me këtë çështje.

Por duket se kësaj pritje i ka ardhur fundi, pasi regjisori ka thyer heshtjen, duke dhënë argumentet pse ai ndërmorri këtë akt. Një ditë më parë, regjisori u prezantua zyrtarisht si drejtor i Teatrit Eksperimental, dhe për gjithë këto zhvillime në karrierë ka folur në studion e “ABC”.

Basha deklaroi se e ka parë largimin si një hapësirë lirie. Ai shtoi më tej se eksperiencën që mori nga 17 vite në drejtim të këtij programi, do ta vërë në jetë në një tjetër projekt për të cilin nuk dha një datë të saktë. Por theksoi se mund të nisë në mes ose në fund të mandatit në krye të Teatrit Eksperimental (mandati zgjat 3 vite).

Pse u larguat nga ‘Portokalli’-a?

Është shumë shpejt për të folur në detaje, por ky vendim që e kam marrë pas 17 vitesh do ta jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokalli-në ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokalli-a pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. I uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinj.

Për të bërë një Portokalli në një vend tjetër?

Ndoshta.

Nëse nuk do të ishin arsyet, do të ishit larguar nga Portokalli-a?

Jo. Në fund të mandatit ose edhe në mes mund të krijoj një projekt. Ajo që mund të them është se kam krijuar një eksperiencë fantastike atje. Ajo eksperiencë e krijuar pa dyshim që diku do të shprehet.

A do vazhdojnë artistët të jenë të përçarë për Teatrin?

Ajo lloj përçarje nuk ekziston. Mendoj që nuk është problem themelor në komunikim. Ligjet e punës janë të tjera, bindjet politike janë të tjera.

Keni padurim për të parë Teatrin e ri?

Unë e kam parë projektin. Unë mendoj se është dashur të theksohet se po ndërtojnë një Teatër Kombëtar pas 100 vitesh. Kemi pasur një ndërtesë të adoptuar. Do kemi një Teatër që do i shërbejë shqiptarëve, ndoshta në 200 vitet e ardhshme.