U largua nga “BBVIP”, Drini Zeqo tregon arsyen e vertete

40345
0

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Drini sqaron se është larguar për shkak të shëndetit të familjarëve të tij, ndërsa thekson se gjendja e tyre është mirë.

Ndër të tjera, ai shkruan “shihemi së shpejti”.

 “Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan gazetari në një postim në Instagram..