U kujdes për të gjatë fundit jetës, Milioneri britanik i lë shqiptarit pasurinë e tij marramendëse..

Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij.

Agon Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte pronar një ferme dhe një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”.

Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit tëjetës.

I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.

Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën.

I moshuari vuante nga kanceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij.

Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve.

- Advertisement -

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

Dy shqiptarë në Londër ‘kapin’ grabitësit e argjendarisë (VIDEO)

Një çift shqiptarësh nga Kosova me banim në Londër, u bënë dëshmitar të një grabitje bizhuterish në një nga lagjet e Londrës. ...

Gjendet 13 vjeçarja shqiptare e zhdukur në Angli

Adoleshentja shqiptare, e cila ishte zhdukur në Britani që prej 1 Shkurtit është gjetur nga autoritetet. Megi Bukaci, 13 vjeç, u raportua e humbur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.