U kthye në shtëpi katër ditë me vonesë pasi fluturimi me Wizz Air u anulua, ja cfare shkruan BBC per Wizzair

4
0

Komoania e njohur lowcost Wizz Air eshte e njohur nga pasagjerët shqiptarë që duan të udhëtojnë nga Shqipëria për në vendet e tjera apo e anasjellta per cmimet e uleta por dhe problemet me oraret.

Duke qenë se asnjë prej standardeve që duhet të plotësojë një kompani fluturimesh nuk plotësohen, shumë persona kanë kërkuar heqjen nga tregu ajror dhe anulimin e licencës për kompaninë Hungareze të flururimeve low-cost.

Gjiganti mediatik BBC i ka kushtuar një artikull denigrues kompanise me rrëfimet e pasagjerëve të zhgënjyer nga moskorrektësia e Wizz Air

ARTIKULLI I BBC

Rasti 1

Rachel dhe Sam Hunt me fëmijët e tyre Leo, dy vjeç dhe Indie, disa-muajsh nuk kanë mundur të shkojnë në Qipro pasi fluturimi i tyre u anulua dy herë.

Familja Hunt, nga Beccles, Suffolk, duhej të fluturonte nga Larnaka në Qipro me miqtë, por fluturimet e tyre u anuluan dy herë nga Wizz Air.

Komoania e fluturimeve kanl pretenduar se kanë bërë shkurtime në staf dhe jo rekrutime të reja që prej kohës së pandemisë Covid-19.

Rachel Hunt tha se fluturimi i tyre i parë u anulua pasi ata mbërritën në Aeroportin e Gatwick, pasi dolën nga shtëpia në orën 02:00 të mërkurën, më 1 qershor.

“Shkuam në aeroport dhe u ulëm aty kur morëm një mesazh në orën 08:30 ku shkruhej se ‘fluturimi juaj sapo është anuluar’, dhe menduam, tani çfarë të bëjmë? “, tha ajo.

“Nuk gjendej askush nga linja ajrore atje… ne u ndjemë vetëm.”

Ajo arriti të rezervonte një tjetër fluturim dy ditë më pas. Këtë radhë, në një hotel afër aeroportit Gatwick. “Ne mbërritëm deri te porta e nisjes kur morëm një tjetër mesazh sapo ishim gati të hipnim në fluturim,” tha ajo.

“Mendova se hera e parë ishte çështje fati, por hera e dytë ishte thjesht qesharake. Qava.” Hunt tha se kishte humbur nënën e saj vitin e shkuar dhe se festa ishte pak a shumë një “arratisje” e nevojshme.

Ajo tha se ishte “me të vërtetë e zhgënjyer” me Wizz Air. “Jam vërtet, me të vërtetë e pakënaqur që askush nuk na ka kontaktuar. Thjesht na kanë dërguar email të automatizuar,”-u shpreh Hunt.

Burri i saj, Sam, tha se kishte “njerëz që kishin kaluar më keq”, por pritshmëritë ishin që të mund ishin trajtuar më mirë nga linja ajrore.

Pasi foli me kontrollin kufitar, Hunt tha se “ishte e qartë që fluturimi nuk do të mbushej”. “Ata na treguan përqindjen e fluturimeve që do të anuloheshin çdo ditë,” tha ai.

Ai tha se ishte e qartë për kompanitë e fluturimit, të anulojnë fluturimet më herët në mënyrë që të jenë në gjendje që të nisen të tjerë.

“Diku po bëhet një llogaritje”, tha ai. “Fluturimet janë shitur, nuk janë falur. Është e qartë se duhet bërë një kompensim në një moment.”

Familja kishte paguar 800 £ për fluturimet, por afërsisht 1000 £ të nxjerra nga xhepi duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet e tyre.

Rasti 2

Gillian Mansbridge nga Norfolk u kthye në shtëpi katër ditë me vonesë pasi fluturimi i saj me Wizz Air u anulua.

Mansbridge, nga Mattishall në Norfolk, shkoi në Qipro me familjen e saj me 7 anëtarë, përfshirë dhe dy foshnja, por nuk mundën të ktheheshin dhe e shtynë kthimin me 4 net të tjera në një hotel në Mesdhe për shkak të Wizz Air.

Ajo tha se mundi të kthehej në shtëpi të mërkurën, por u stërmundua të kontaktonte me Wizz Air për fluturime të reja dhe akomodime.

“Na kishin mbaruar pelenat dhe qumështi, po ashtu edhe ilaçet e mia”,-tha ajo.

Mansbridge, e cila punon me studentë me nevoja të veçanta, tha se i kishin thënë se e njëjta gjë me këtë kompani u kishte ndodhur edhe personave të tjerë.

“Ka akoma njerëz që s’po kthehen dot në shtëpi për faj të Wizz Air. Nuk do zgjedh më kurrë në jetë të fluturoj me ta”,- u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.