Bëni KUJDES! 5 orë rrebeshe dhe rrufe, ja çfarë pritet sot me motin në Shqipëri pas ores..

413
0

Prej disa ditësh Shqipëria është “pushtuar” nga mot me reshje te dendura shiu, të cilat shënuan dhe 1 humbje jete në Malësinë e Madhe, pasi shtëpia u godit nga rrufeja, 2 ditë më parë.

Teksa paraditja e së shtunës karakterizohet nga kthjellimet, rreth orës 15:00 moti merr një kthesë të papritur.

Pritet që të rifillojnë reshjet e shiut të cilat do të zgjasin deri në mbrëmje.

Pas orës 20:00 rikthehen sërish kthjellimet.

Siç shihet nga “Windy” reshjet më të dendura janë në zonën e Gramshit dhe Elbasanit.

Zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Librazhdi, Elbasani, Himara, Gjirokastra dhe Berati.

Nata pritet të jetë e kthjellët dhe pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.