U kap “mat” duke ngrënë byrekë e dhallë, reagon deputeti: Baba më thoshte, byreku me kos..

1884
0

Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka reaguar pas fotove të publikuara online, ku ai shfaqej duke ngrënë byrek me dhallë, në një lokal të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook, Gjuzi shkruan se është tradicional, ndërsa sqaron se nuk është në zonën e Bllokut, por përballë Kuvendit të Republikës. Me një ironi të fortë, deputeti shkruan se “edhe gjarpërinjtë nuk ngacmojnë, kur dikush është duke ngrënë”.

“Deputeti Kujtim Gjuzi është tradicional. Unë nuk jam në bllok por jam përballë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Miq unë jam një qytetar si ju dhe është hera e dytë që dal në portale i fotografuar duke ngrënë, ama ju them se; Edhe gjarpërinjtë nuk ngacmojnë kur dikush është duke ngrënë.

Unë ju them se spiunët e komunarëve janë akoma sot e kësaj ditë nëpër këmbë ne pastruam parlamentin siç u pastruan disa syresh deputet ashtu do të mbarojëe edhe disa të tjerë në vitet në vijim. Byreku dhe një shishe kos për mëngjes është këshilla e babait tim që me ka dhënë ky ushqim mban trupin në formë gjatë gjithë ditës!

Besoj se askush nuk ka parë deri tani Kujtim Gjuzin në spitale vetëm në rastin që dhuroj gja k dhe nuk marr asnjë lek nga dhurimi i gja kut tim të pastërt. Ju faleminderit gazetarëe për lajmin atyre që më fotografojnë ju them mos e bëni gratis kërkoni para mediave që ju i dërgoni foto!”, shkruan Gjuzi.