“Sa erdhe ti na zbukurove bur gun” Habit Zogu i Tiranës: Më duan të gjithë por..

858
0

Ndërkohë që mediat kanë publikuar të plotë dosjen për hetimin ndaj tij, duke përfshirë dhe bisedat me mikeshat, Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. tregon si ndihet brenda qelisë 313 në Tiranë.

Nikaj u kap në flagrancë, në një hotel në autostradë së bashku me një djalë nga Mamurrasi. Në përgjimet e dosjes ku është i përfshirë “Zogu”, lakohen edhe një sërë emrash të tjerë të showbizzit.

Përmes një bisede telefonike për “Panorama Plus”, ai ka thënë se  shkon shumë mirë më të dënuarit e tjerë, madje thur elozhe ndaj tyre.

E si po ia kalon në Burgun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?

Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.

Si sillen të burgosurit me ty, ndihesh i frikësuar?

Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.

Je bërë mik special me ndonjë?

Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Të ka transformuar burgu fizikisht?

Kështu vazhdoj të jem se ksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o se ksi i burgut ” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Janë të mirë në pamje?

Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.