U infektua me koronavirus, vjen lajmi i mire per Donald Trump

359
0

Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq me maskë në autokolonën presidenciale, teksa ka përshëndetur disa qindra qytetarë që ishin grumbulluar për të treguar mbështetjen ndaj tij.

Doktorët u shprehën se Trump pati ulje të menjëhershme të nivelit të oksigjenit dy ditë më parë, por gjendja e tij tashmë është stablizuar dhe mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Para shfaqjes se tij ne publik, stafi i Shtëpisë së Bardhë postoi një video të presidentit në Twitter ku Trump u shfaq duke thënë se kishte për të gjithë dashamirësit një “surprizë të veçantë”.

“Kam mësuar shumë për COVID [koronavirusin kinez]”, tha ai në video.

“Kjo është shkolla e vërtetë, le ta lexojmë dhe ta kuptojmë atë.”

Dr. Sean Dooley, një pulmonolog në Walter Reed, tha se presidenti ka qëndruar pa ethe që nga e Premtja në mëngjes dhe funksionet e tij të zemrës, veshkave dhe mëlçisë janë të gjitha normale.