U infektua me koronavirus, ndahet nga jeta prezantuesi i njohur

839
0

Është ndarë nga jeta prezantuesi i famshëm dhe shumë i dashur për publikun, Larry king. Ai është shuar në moshën 87 vjecare në Los Angeles. Larry nderroi jete në qendrën mjeksore Cerdars Sinai pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Gjatë karrierës së tij të gjatë që shtrihet në plot gjashtë dekada, mes të cilave 25 vite në drejtim të programit të tij personal në CNN, King ka intervistuar shumë liderë të famshëm politikë, personalitete të artit dhe sportit.

Larry ka patur disa probleme shëndetësore vitet e fundit, përshirë edhe një atak kardiak.

King u bë i famshëm në vitet 1970 me programin e tij në radio, The Larry King Show. Më pas u bë drejtuesi i Larry King Live në CNN nga viti 1985 në 2010-ën. Për më shumë se 20 vite ai ishte edhe editorialisti i gazetës USA Today. Së fundmi, King kishte drejtuar një tjetër program, Larry King Now, transmetuar në Hulu dhe RT.