U hap pas tërmetit? Në Turqi të frikësuar pas hapjes së gropës gjigande.. (FOTO)

153
0

Një gropë me diametër 37 metra dhe thellësi 12 metra, e shfaqur në një krahinë turke, ka shtangur banorët vendas në Karapinar të Konias, të cilët menjëherë menduan se ishte shkaktuar nga tërmetet e 6 shkurtit, edhe pse vendi ishte 400 kilometra larg epiqendrës.

Ajo që ka shqetësuar më tepër banorët është fakti që gropa po thellohet dita-ditës. Por drejtori i Qendrës së Aplikimit dhe Kërkimit të Universitetit Teknik të Konias, Prof. Dr. Fetullah Arık, u përpoq të qetësonte njerëzit. “Është e vështirë të vendosësh lidhjen e saktë me ngjarjet e tërmeteve që kemi përjetuar ditët e fundit”, tha ai për CNN Turk.

“Kjo është shënuar si gropa e parë e raportuar nga qytetarët në këtë rajon këtë vit. Në këtë rajon ndodhet rrafshnalta Ekmekçi në jug të rrafshnaltës Seyithacı dhe deri më sot në këtë rajon janë formuar më shumë se 100 gropa. Ne kemi bërë matje edhe në vitet e mëparshme, nuk është e pazakontë që një gropë të hapet këtu. Jemi në një nga vendet ku pritet të krijohen gropa, një nga zonat me rrezikshmëri të lartë”, shtoi ai.

Sipas Arık, terreni në këtë zonë të vendit, në Turqinë qendrore, favorizon krijimin e këtyre gropave, por ajo për të cilën njerëzit duhet të bëjnë kujdes është acidifikimi i ujërave nëntokësorë, që do të ndikonte në bujqësi.