Rrëfimi i aktorit: Mezi presim te marrim rrogën në fund të muajit, çdo muaj fsheh paaftësinë time si kryefamiljar..

65
0

Aktori i mirënjohur Genc Fuga, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku gjatë intervistës ai shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani.

Pjesë nga biseda në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora:

Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që t`i i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.