U hap para pak ditësh, ndodh e papritura në autostradën e re Thumanë -Kashar

389
0

Në autostradën e re Thumanë -Kashar, mësohet se sot është krijuar një trafik i rënduar automjetesh. Bëhet me dije se radha, e cila i kalon 10 kilometrat, fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk. Momentalisht ende nuk dihet se cili është shkaku i këtij trafiku të rënduar.

Aksi Thumanë-Kashar u hap për qarkullimin e mjeteve në 30 qershor, ndërsa kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Aksi rrugor Thumanë-Kashar është një aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes është 130