4.5 C
Tirana

U firmos me bujë të madhe në 14 gusht, vjen lajmi zhgenjyes për marrëveshjen e patentave me Italinë

Date:

Share:

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane për njohjen e lejeve të drejtimit duket se do të mbetet vetëm në letra. E firmosur në 14 gusht marrëveshja do të hynte në fuqi me 8 shtator. Ndërkohë që të vetmit që e përfitonin ishin ata të pajisur me modelin e ri të lejeve të drejtimit të lëshuara nga janari i vitit 2017. Por realiteti është ndryshe.

Qytetarët shqiptarë që banojnë në Itali prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë në duar patentën e re, ndeshen me problematikat e shumta. Qeveria Italiane nga ana e saj ka publikuar një dokument ku shpjegon rrugën që duhet të ndiqet për të përfituar nga marrëveshja, kush janë përfituesit, si dhe sasinë e parave që duhet të paguajnë.

Në memorandum është i caktuar edhe afati i fundit i marrëveshjes që është muaji dhjetor, ndërkohë përfituesit janë të paktë në numër, kjo për faktin se u jep të drejtë vetëm atyre që janë rezident tre vitet e fundit dhe janë të punësuar me kontratë. Por ajo që penalizon shqiptarët është fakti se Italia prej më shumë se pesë vitesh është në një krizë të madhe në tregun e punës dhe në këto kushte punëtorët janë pa kontrata të rregullta.

Në Itali janë 500 mijë shqiptarë të pajisur me patenta të para viteve 2015 dhe duket se automatikisht janë të përjashtuar nga kjo marrëveshje. Por nuk është vetëm kjo. Njohja e lejës së drejtimit me Italinë shoqërohet edhe me një kosto financiare shtesë që shkon mbi 500 euro. Kostoja rritet ndjeshëm për ata që kanë leje të vjetra të drejtimit, pra të lëshuara para vitit 2017. Me gjithë propagandën e madhe të bërë me firmosjen e marrëveshjes, zbatimi i saj duket se do të jetë e pamundur.

Memorandum i publikuar nga ministria e transpotit në Itali e bën Nul dokumentin e dal nga takimi i 14 gushtit. Duket se të njëjtin fat do të kenë edhe drejtuesit e automjeteve shqiptare që punojnë në Greqi, vend më të cilin është firmosur e njëjta marrëveshje./albeu

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.