E PAPRITUR/ Bëni gati çadrat, ja çfarë ndodh me motin ditën e nesërme

577
0

Dita e nesërme do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin si dhe ulje të temperaturave në të dyja ekstremet.

Sipas MeteoAlb, reshjet e shiut do të vijnë në formë shtrëngatash në jug dhe juglindje të vendit, ndërkohë që reshje shiu do të ketë edhe në pjesën tjetër të territorit.

Ja parashikimi i motit për ditën e nesërme:

Dita e neserme, sjell rrebeshe shiu ne te gjithe vendin, me te dukshme ne zonat jugore-juglindore. Ne fundjave pritet permiresim i kushteve atmosferike duke ri-sjelle kthjellimet ne territor. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie duke u luhatur nga 9 grade C mengjesi deri ne 29 – 30 grade C mesdita.