U fejova që 17 vjeç, por bashkëshorti bëri diçka që më vjen zor ta them..

57699
0

Historia e dhimbshme të një nëne 50-vjeçare, e cila është përballur me mjaft vuajtje në jetën e saj dhe nuk ka pranuar të zbulojë identitetin.

Është rritur jetime sepse e ëma i ka ndërruar jetë, kur ajo ka qenë mjaft e vogël dhe për të është kujdesur babai i saj.

Kur ishte 17 vjeç u fejua me mblesëri, por me kushtin që ai person të vinte dhëndër brenda sepse ajo nuk mund ta linte vetëm babain e saj. 

Edhe pse e kishte kuptuar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk mund të kundërshtonte dhe pranoi të martohet. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, bashkëshorti i braktis dhe largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u fejove?

Zonja X:  Në moshën 17 e gjysëm – 18, pa mbushur 20 u martova.

Mirela Milori: Ishte me mblesëri me dashuri?

Zonja X: Ishte me mblesëri, rreth miqësie sepse unë kisha një kusht, ngaqë nuk e lija dot babin vetëm ose s’do martohesha fare të ikja diku tjetër, ose kush më pranonte me këto kushte të jetonim tek babi im, tek shtëpia ime.

Mirela Milori: E qartë! Pra dhëndri të vinte në shtëpi?

Zonja X: Po! Për sa kohë babi im të ishte gjallë ne të ishim aty, pastaj jeta vazhdon. U bë martesa, po ai njeri me thënë të drejtën ishte i papërshtatshëm për mua.

Mirela Milori: Ti e kuptove që ishte i papërshtatshëm që në fillim apo?

Zonja X: Që në fillim e kuptova, por s’kisha guximin të thoja që babi prit se ky njeri nuk bën për mua.

Mirela Milori: Babai yt e pëlqeu ?

Zonja X: Ia mbushën mendjen siç ishte atëherë, një gabim trashanik me miqësi, që është djalë i mirë, është punëtor, siç e do ti, të mbajë vajzën.

Mirela Milori: Kishit diferencë moshe?

Zonja X: Kemi patur diku tek 6-7 vite.

Mirela Milori: Kishte shkollë, kishte arsimin?

Zonja X: Jo punonte diku në një minierë, ishte marrë me femra, një muhabet që s’më intereson fare sot.

Mirela Milori: Kishte patur një jetë përpara apo jo?

Zonja X: I martuar jo, por lidhje me femra, që unë i kam dëgjuar mbrapa, ishte tepër vonë për mua kur i kam dëgjuar.

Mirela Milori: Pra u martove?

Zonja X:  U martova, erdhi brenda vitit djali në jetë. Ai nuk donte sepse ai kishte menduar, kjo është vajzë e vetme, babi im kishte pak nam që kishte Lekë. Ai të hante dhe të pinte, brenda 1 vit e gjysmë çdo gjë filloi dhe aty mbaroi. Ai kurrë një lekë në shtëpinë time nuk e ka sjellë. Edhe pse erdhi djali në jetë, ai nuk u interesua të merrte përsipër fëmijën e vet. Pasi djali erdhi në jetë, ai largohet nga shtëpia. Bëri diçka që më vjen zor ta them, nuk mundem ta them. Hajde me mua tha, merre djalin dhe hajde me mua. S’më intereson babi jot tha, edhe unë i kam lënë prindërit e mi tha, s’më intereson.