Ndryshimet e Motit/ Meteorologu Osmani bën parashikimin javor: Nga dita e enjte pritet..

36684
0

Meteorologu Hakil Osmani, për të dhënë parashikimin javor të motit.

Dita e martë sjell një rënie të lehtë temperaturash.

Edhe pse ditën e martë edhe të mërkurë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave, ditën e enjte do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që në fundjavë të kemi maksimume të cilat të luhaten rreth vlerës 32 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët. Në vijën bregdetare do të kemi temperatura deri në 30 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike, dita e martë dhe e mërkurë mbeten në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu.

Duke filluar nga dita e enjte e në vazhdim kemi përmirësim të kushteve të motit”, tha meteorologu.