U dashurua me 80-vjeçaren, flet më në fund 35-vjeçari: Nuk e dua vetëm për para

680
0

I riu egjiptian 35-vjeçar, i cili është në një lidhje romance me 80-vjeçaren e dalë në pension, më në fund ka thënë fjalën e tij në lidhje me marrëdhënien e tyre. I riu Mohamed Ahmed Ibriham u njoh me Iris Jones në Facebook vitin e shkuar. Kaq iu desh të moshuarës për të fluturuar në Egjipt ku do të takohej më pas me të dashurin e ardhshëm.

Megjithatë, njerëzit, e veçanrëisht fëmijë e Iris mendojnë se marrëdhënia tyre nuk është reale. Sipas tyre, 35-vjeçari rri me të moshuarën vetëm për paratë e saj.

Mohammed, i cili është 45 vite më i ri në moshë se e dashura e tij, ka thënë se njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë në lidhje me marrëdhënien dhe ndjenjat e tij ndaj gruas, por kjo nuk ndryshon asnjë gjë në lidhjen e tyre. Ai është shprehur se e dashuron Iris dhe se nuk rri me të për interes.

Iris dhe Mohammed u bënë të famshëm për shkak të diferencës së madhe të moshës që ata kanë, por më pas gjithçka erdhi duke u ekzagjeruar, teksa e moshuara tregoi në një emision mëngjesi në Britani, eksperiencën e saj seksuale me të riun.

Gruaja bëri me dije se ai është një kafshë e vërtetë në shtrat dhe se bashkë bëjnë seks të egër.