Lëkundet sërish vendi, termeti i fundit me magnitudë 4.1, ja ku ishte epiqendra

971
0

Toka ne Shqiperi lekundet sërish mbrëmjen e sotme. Një termet me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter ka rënë në orën 22:05. Termeti është ndjerë më shumë në Durrës, Kurbin dhe Fushë Krujë.

IGJEUM konfirmoi për Abc News se termeti ishte me magnitudë 4.1 dhe me thellësi 35 km, me epiqendër në fshatin Safetaj të Durrësit.

“Sipas komunikimit me shtabet e Emergjencave në qarqet Durres e Tirane, nuk ka deme ne njerez apo materiale, deri më tani”, thotë Ministria e Mbrojtjes.