Me të shoqin u martua e re dhe ëndërroi për fëmijët e saj, për një ditë kur do të thërritej nënë, fjalën më të ëmbël në këtë botë.
Gjashtë herë radhazi përgjatë 20 viteve të fundit, Rovena s’mundi të bëhet dot nënë….derisa në jetën e saj erdhi Marina, arsyeja e jetës së saj, vajza që e bëri nënë.
Sot Rovena është 39 vjeçe dhe pas pak muajsh gëzimi, u rrëzua sërish në dëshpërim. Sot kjo nënë sprovohet me sprovën më të madhe. Një problem serioz shëndetësor në mushkëritë dhe ezofagun e vajzës, ia pamundësojnë Marinës së vogël që të ushqehet.
Rovena ndodhet prej mëse 10 ditësh në spital me të bijën, që lëngon nga dhimbjet… e bashkë më përpëlitjet e Marinës, Rovena e kupton se nga minuta në minutë po humb një pjesë të qënies së saj.