Dështojnë negociatat, Digitalb “fundos” Tv Klan: Kaos në televizion, Frangaj humb 200 mijë shikues në tri ditë

1065
0

Pas dështimit të negociatave mes pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha dhe pronarit të Tv Klan, Aleksandër Franga, platforma Digitalb vendosi që t’i heqë sinjalin duke shkaktuar kaos në Klan ku humbjet televizive përllogaritet të jenë kolosale.

Dosja.al mëson se në muajin qershor, Klan-it i ka përfunduar kontrata me Digitalb, nga e cila përfitonte plot 700 mijë euro në vit.

Me skadimin e kontratës kanë nisur edhe negociatat mes dy pronarëve.

Plot një muaj kanë zgjatur këto negociata, të cilat kanë dështuar pasi Frangaj ka kërkuar gati 3 herë më shumë të ardhura vjetore, që Hoxha nuk ka pranuar t’ja japë edhe për shkak të rënies që ka pësuar audienca e këtij televizioni.

Për rrjedhojë, në 1 gusht 2019, Digitalb ndërpreu sinjalin e Klan, duke i hequr televizionit 200 mijë shikues në vetëm 3 ditë.

Pas kaosit që pasoi, burimet bëjnë me dije se Klan ka reflektuar duke rinisur tentativat me Digitalb për të rinisur transmetimet me kushtet e mëparshme por kompania nuk ka pranuar.

Ende nuk dihet se çdo ndodhë me sponsorët  e TV Klan të cilët kanë shfaqur pakënaqësi nga ky ngërç i krijuar pasi janë mjaft teleshikues që vijojnë të braktisin televizionin e Frangaj. (TemA)