14.5 C
Tirana

Turqia kërkon punëtorë për mbledhjen e çajit, paga si në Gjermani

Date:

Share:

Izolimi nëper shtëpi, ka vënë në vështirësi fermerët turq të cilët nuk gjejne punëtorë për të mbledhur të mbjellat e tyre.

Ata po ofrojnë paga afërsisht si ato të Gjermanisë për të mbledhur çajin që po u prishet në ara për shkak të mungesës së burimeve njerëzore.

Në një kohë kur konsumi i çajit në Turqi është rritur disa herë për shkak se njerëzit janë në karantinë, ata që kanë plantacione nuk po gjejnë punëtorë për ta mbledhur bimën.

Në shumë fshatra në veri të vendit pronarët e tokave nuk kanë mundësi ta vjelin vetë dhe janë në kërkim të punëtorëve, kryesisht mosha të reja. Pagesa është tepër e kënaqshme.

Nëse një person grumbullon mesatarisht 300 kg çaj shpërblehet me 4600 lira ndërsa nëse mbledh 400 kg paguhet 6900 lira në muaj.

Nga ky projekt puna është e garantuar për 6 muaj duke përfshirë edhe sigurimet. Kjo shihet si një mundësi e mirë për ata të cilët momentalisht janë të papunë për shkak të epidemisë dhe mund të sigurojnë të ardhura në muajt në vijim.

Rajoni i Detit të Zi është edhe zona ku prodhohet më së shumti çaji pasi aty gjenden edhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella me këtë bimë.

Vite të tjera fermerët i kanë siguruar punëtorët edhe nga shtete të tjera fqinje ndërsa këtë pranverë e kanë të pamundur për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.