Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të qetë, duke protestuar në mënyrë paqësore dhe duke mbajtur 15 minuta heshtje për viktimat që humbën jetën në Novi Sad, por turma “ndahet në dysh” nga ajo që është quajtur si “topi zanor”.

Sipas ekspertëve ushtarakë, zhurma e fortë ishte shkaktuar nga një ‘top zanor’, një armë jo vdekjeprurëse që përdoret për të çorientuar dhe frikësuar turmat, shkruan N1.

Ky mjet është pjesë e arsenalit të sigurisë shtetërore serbe dhe është përdorur me qëllimin e qartë për të destabilizuar protestën paqësore.

“Pyetja kryesore është: kush dha urdhrin për përdorimin e kësaj arme? Në një moment kur protestuesit ishin të qetë dhe po nderonin viktimat, regjimi vendosi të demonstrojë forcën në mënyrë brutale. Ky është një akt arrogance dhe një shfaqje e hapur e urrejtjes ndaj qytetarëve të tij,” deklaroi Aleksandar Radiç për portalin N1. Një top zanor, i njohur gjithashtu si një armë akustike ose armë me energji të drejtuar, është një pajisje që lëshon valë të fuqishme zanore ose për të shkaktuar shqetësim fizik ose për të çorientuar individët.

- Advertisement -

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.