688
0

Numri i turistëve që vizitojnë çdo ditë Tiranën e Shqipërinë po rritet dita-ditës.

Por me rritjen e turistëve janë shtuar edhe problemet për shqiptarët, pronarë biznesesh apo edhe apartamentesh që jepen me qira.

Një qytetare që jep me qira apartamente në platformën ‘Booking’ dhe ‘Airbnb’ i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin me të cilin është përballur së fundmi.

Ajo thotë se një turiste italiane është larguar pa paguar apartamentin ku ajo kishte qendruar prej 7 ditësh. Qytetarja thotë se turistja italiane me Claudia Fernandez ka qëndruar 7 ditë në apartamentin e saj dhe sot që duhej të kryente pagesën është larguar dhe i ka bërë bllok në WhatsApp.

Sipas qytetares, italianja kishte mbërritur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët por duke qenë se ky proces ishte zgjatur, ajo kishte zgjatur edhe qëndrimin në apartamentin në Tiranë. Por me arsyetimin se nuk mund të tërheqë shumë para cash për shkak të komisionit, ajo kishte shtyrë pagesën deri ditën e sotme.

Edhe pse qiraja e apartamentit me internet, Netlfix dhe kuzhinë gatimi ishte 28 euro/nata, turistja italiane sot ka lënë çelësat mbi tavolinë dhe 2 mijë lekë të vjetra dhe është larguar në drejtim të paditur.

Pronarja e apartamentit iu kërkon qytetarëve që merren me ‘Airbnb’ apo ‘Booking’ të kenë kujdes nga kjo italiane pasi ajo do qëndrojë ende në Tiranë dhe me siguri në ndonjë apartament tjetër.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje si jeni, jam nje vajze qe kam disa apartamente me airbnb dhe booking, para disa ditesh kisha nje rezervim nga nje kliente italjane, dhe zonja ne fjale nk kishte te bente pagesen ne dore do ti kaloj ne bank me tha. pastaj meqenese paguante komision me tha do ti jap cash por me duhen disa dite sepse vetem 70€ terheq ne dite , si perfundim qendroj 8 dite dhe nuk beri pagese. me tha do e bej diten e fundit dhe sigurisht ishte larguar nga apartamenti. Minimalishte personat e tjere te mos bien pre e mashtrimeve te zonjës

Suppzohet do takoheshim sot per te bere check out dhe per te mbyllur pagesen. Por ishte larguar fshehurazi dhe nk kishte lene pagesen Sigurisht me ka bere dhe bllok. Dhe e sigurt po iken ne airbnb tjeter sepse po rregullon dhembet dhembet dhe ia kan shtyre procesin donte te rrinte dhe disa dite me shume por meqenese e kisha te rezervuar ne keto data ram dakort te rrinte deri sot

Vetem vajza do jetonte. Pagesa qe ka lene. Per 7 dite. Apartamenti eshte 28 euro nata , me lire se ne hotel duke menduar qe gatuajn, interneti, Netflix etj. Ju falenderoj sepse thjesht nese iken ne apartament tjeter te mos perpiqet te perfitoj nga to dhe te paguaj per ate qe po merr

/joq/