11.5 C
Tirana
spot_img

Turistja holandeze tek Infektivi, i vëllai alarmohet: Spital pa kushtet minimale, si kopsht zoologjik

Date:

Share:

Në Spitalin Infektiv të Tiranës po marrin trajtim spitalor krahas pacientëve shqiptarë edhe shtetas të huaj, të cilët janë infektuar gjatë pushimeve në Shqipëri. Një turist holandez, i cili ka të shtruar motrën, e ka krahasuar Spitalin Infektiv me një kopsht zoologjik dhe i ka kërkuar Ministres së Shëndetësisë që të vijë e të kontrollojë kushtet brenda spitalit.

Shtetasi holandez, që ka ardhur në vendin tonë si turist dhe ka 9 ditë që qëndron në oborrin e Spitalit Infektiv në pritje të lajmeve për motrën, tha:

“Kam motrën time këtu prej mëse një jave. Gjatë javës së parë nuk kisha asnjë komunikim, nuk e dija se çfarë ndodhte brenda, por tani kam emrin e doktorit dhe flas. Problemi është se brenda është shumë vapë, si një sauna, si një kopsht zoologjik.

I kërkoj Ministrit të Shëndetësisë të vijë e të kontrollojë, të shohë kushtet pasi ka probleme me mungesën e materialeve, është shumë keq. Ky është opinioni im. Më vjen shumë keq për qytetarët shqiptarë nëse do të vijë në këtë spital. Nuk do të kenë fund të mirë, që të jem i sinqertë, pasi klima rreth spitalit nuk është e mirë.”

Aktualisht në Spitalin Infektiv marrin shërbimin e bluzave të bardha 60 pacientë. Situata e pandemisë në vendin tonë është rënduar për shkak të depërtimit të virusit Delta. Çdo ditë raportohen mbi 50 raste ndërkohë që janë rikthyer edhe humbjet e jetës si pasojë e Covid 19.

Subscribe to our magazine

━ more like this

“Deri nga data 15 pritet të kemi..”, sinoptikania tregon parashikimin e Motit për muajin Mars, ja cfarë surprizash na presin pas datës 8..

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar meterologia Lajda Porja nga “MeteoAlb”. Si çdo fillim muaji,...

Nis muaji i begatë i Ramazanit, myslimanët fillojnë agjërimin, ja kalendari për Shqipërinë

Sot, më 1 Mars ka nisur muaji i begatë i Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për...

Diell apo Shi? Vjen parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë pritet sipas sinoptikanes deri ditën e martë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ne vendin tone priten mot i paqëndrueshem deri ditën e hënë, nderkohe priten reshje te pakta edhe te shtunen por...

Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA, ja cfarë ndryshon nga data 1 mars. Vjen njoftimi nga aeroporti i Rinasit..

Aeroporti i Rinasit ka bere nje njoftim per te gjithe pasagjerët. Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA! Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që...

Luhatjet në kursin e këmbimit, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa këmbehet Euro sot

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.