Trump goditje te forte emigracionit/ Nuk ka “green card” dhe viza pune deri në fund të vitit

1002
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump i jep një tjetër goditje emigracionit në vend, duke njoftuar se do të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile dhe vizave të përkohshme për punonjësit e huaj deri në fund të 2020-ës.

Administrata e quan vendimin të nevojshëm për të liruar vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga koronavirusi. Një zyrtar i lartë që foli me gazetarët në kushte anonimiteti, vlerësoi se kufizimet do të përktheheshin me  525,000 vende të lira pune për amerikanët.

Urdhri vlen edhe për vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë jobujqësor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e korporatat shumëkombëshe.

Do të ketë përjashtime për punëtorët e industrisë së përpunimit të ushqimit, e gjithashtu për raste të kujdesit shëndetësor që ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit.

Presidenti Trump pezulloi për 60-ditë lëshimin e kartave jeshile jashtë vendit në muajin prill,  vendim që pritej të skadonte të hënën. Ky njoftim nxiti një reagim çuditërisht të ftohtë nga kundërshtarët e ashpër të emigracionit, të cilët thanë se presidenti nuk shkoi shumë larg me nismën. Ngrirja e lëshimit të vizave jashtë vendit hyn në fuqi menjëherë.