Skip to content

Tronditje të forta tërmeti 6.6 ballë. Gjeologët japin alarmin: Lini banesat sa më shpejt

Një tërmeti me magnitudë 6.6 shkaktoi tronditje të frikshme këtë të premte në Anchorage dhe shkaktoi panik tek banorët të cilët vrapuan për të lënë banesat e tyre.
Gjeologët e SHBA thonë se tërmeti ishte përqendruar rreth 12 kilometra në veri të qytetit më të madh të Alaskës. Një gazetar i Associated Press që punonte në Anchorage në qendër të qytetit, pa çarjen e një ndërtesë 2-katëshe pas tërmetit.
Njerëzit u kthyen brenda ndërtesave pas tërmetit, por një tronditje më e vogël në një kohë të shkurtër më vonë, i bëri ata të ktheheshin përsëri në rrugë.
Menjëherë pas tërmetit, një paralajmërim për cunami u lëshua për zonat bregdetare të Alaskës jugore të Grykës dhe një pjesë e gadishullit Kenai, shkruan Daily Mail.