Tronditet Përmeti. Djali mbyt nënën për fyti

231
0

Ngjarje tronditëse në Përmet. Djali mbyt nënën e tij e cila ndërron jetë.

Krimi ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”.

Dyshohet se në gjendje depresive, A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, Z. M., 65 vjeçe.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.