Aksident i rëndë, humb jetën fëmija 7 vjeç

126
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Bërxull të Tiranës ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën nga përplasja e dy mjeteve.

Sipas informacioneve, njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës.

Pikërisht brenda këtij lokali, në pjesën e xhamerisë, aty ku përfundoi dhe një nga mjetet, qëndronte fëmija.

Lokali është në pronësi të babait të fëmijës. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.

Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar.

Shoferët e dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Ata u pyetën nga policia për dinamikën e aksidentit.