Tronditet Italia/ Djali vret babain e tij biznesmen ne fushen e ndërtimit, filmohet i shqetësuar duke u larguar

21445
0

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë ditën e martë, ku një biznesmen në fushën e ndërtimit është gjetur i ekzekutuar me thikë në banesën e tij.

Gaetano Menzo, 58 vjeç, u vra nga i biri i tij në orët e para të pasdites së 23 janarit në banesën e tij në Enna.

I biri, Matteo, 22 vjeç, dyshohet se e goditi me thikë të atin në kulmin e një debati mes tyre.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vrasjes së biznesmenit, ndërkohë që ekspertët vijojnë punën për të rindërtuar skenën e krimit.

58-vjeçari kishte nisur së fundmi një kantier ndërtimi pak hapa larg shtëpisë.

Pasi ishte në kantier, ai u rikthye në banesë të konumonte drekën.

Kur kolegët e tij e panë që ai nuk po kthehej më në kantier, u shqetësuan dhe vëllai i tij me të cilin punonin së bashku, shkoi drejt banesës të shihte çfarë kishte ndodhur.

Pasi biznesmeni u gjet pa shenja jete një hetim filloi për rastin.

Matteo, djali i tij 22-vjeçar, ishte parë duke dalë nga shtëpia shumë i shqetësuar. Pak orë më vonë ai është gjetur pranë komisariatit dhe duket se ka pasur qëllim të dorëzohet.

Arrestimi u urdhërua nga prookurori, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë.