I mori jeten 2 prindërve, Trondit dibrani: Nuk janë babai dhe nëna ime!

642
0

Sot gjithë opinioni publik u trondit pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Peshkopi, ku një 26-vjeçar i mori jeten dy prindërve e tij. Sipas informacioneve dyshohet se shkaqet kanë qenë mosmarrëveshjet që ai ka pasur me prindërit e tij për hotelin që kishin në pronësi.

Mirëpo sipas ‘Balkanweb’ është mësuar në fakt se i riu, Qemal Sela ka qenë me probleme dhe prej kohësh vuan nga depresioni. Madje ai përpara 3 muajsh ka qenë i shtruar në spital të shëndetit mendor në Angli.

Ndërkohë pak më parë ai ka dhënë edhe dëshminë e tij ku në një gjendje të rënduar psikologjike 26-vjeçari ka treguar i bindur se nuk kishte qelluar dy prindërit e tij. Ndër të tjera policia pret edhe dëshminë e motrës së tij, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, por aktualisht është në gjendje shoku.