Feston sot ditëlindjen, shihni sa vjeç mbush Ardit Gjebrea

921
0

Ardit Gjebrea është një prej moderatorëve më të njohur e më të dashur për publikun shqiptar, i cili për vite me radhë i ka mbërthyer shikuesit përpara ekranit me emisionet e tij.

Ditën e sotme, moderatori ka festuar ditën e lindjes. Ai ka ndarë në Instastory disa video ku shihet se feston me stafin dhe njerëzit e tij të afërt. Gjebrea ka lindur më 7 qershor të vitit 1963 dhe sot ka mbushur plot 55 vjeç.

Urimin më të bukur disa orë më parë e bëri i biri i tij, Joni. Ai publikoi në profilin e tij në Instagram një foto të vjetër me të atin, në të cilën shkruante
“Gëzuar ditëlindjen vëlla i madh”.