“Trembem kur më afrohet..” E ftuara qan në krahët e Eni Çobanit, afrohet dhe Ardit: Do te mbroj une..

1422
0

Pjesa e dytë tek “Shihemi në Gjyq” shfaq Brikenën te përlotur, të fshehur pas një prej kolonave të studios së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe të strukur në krahët e Eni Çobanit. Këtë problem e vënë re menjëherë Ardit Gjebrea dhe nëna e Brikenës, Dhurata të cilët drejtohen menjëherë tek vajza.

Deri në këtë moment, Brikena ka debatuar ashpër me babain e saj, Mustafain dhe ka patur momente kur i janë afruar njëri-tjetrit në mes të studios. Këto çaste kanë nxitur kujtime traumatike për Brikenën.

Eni Çobani: Nuk e duron dot? Ah!

Ardit Gjebrea: Çfarë ka Brikena?

Eni Çobani: E paska traumatike këtë gjënë sepse ai gjithmonë ka qenë i ashpër dhe kur më vjen përballë gjithmonë më kujtohet vegjëlia që më gjuante dhe unë jam e trembur kur më afrohet.

Ardit Gjebrea: Ke merak?

Eni Çobani: Ka merak që e godet ose i bën diçka.

Ardit Gjebrea: Nuk e do dot?

Brikena: Nuk bën…

Eni Çobani: Kjo prapë i vjen ai sensacioni…

Ardit Gjebrea: Të kujtohet ajo gjë.

Brikena: Herën e fundit kështu ka qenë kur kam mbushur 18 vjeçe kështu që për të njëjtën arsye…

Ardit Gjebrea: Hajde, do të të siguroj unë që nuk do të ndodhë gjë.

Brikena: Jo, e di por e ka kështu… e di ajo që nuk e bën. E di që nuk e bën se nuk është më ai që ka qenë, por…

Ardit Gjebrea: Të kujtohet fëmijëria.

Brikena: Po.