Arrestohen tre infermiere shqiptare ne Greqi, ja per cfare akuzohen

583
0

Tre infermiere me origjine shqiptare dhe dy nga Bullgaria janë arestuar nga policia greke, pasi nuk kishin dokumentacionin përkatës për të punuar në institucionet shëndetësore.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria është bërë në spitalin publik të Janinës, “Haxhikosta”.

Sipas burimeve paraprake mësohet se punonjëset e spitalit nuk kishin dokumentacion për të punuar në spital.

Prokuroria e Janinës po vijon hetimet për të mësuar se si ato kishin arritur të punesoheshin në spital pa patur dokumentacionin e nevojshëm.