Një tjetër tragjedi në botën e futbollit. Në ndeshjen e sotme, në ndeshjen mes Marsonias dhe Slavonija Pozhega, futbollisti Bruno Boban ndërroi jetë në fushën e lojës.
Boban u shtrri në zonë, gjatë një aksioni sulmues të ekipit të tij, pasi u godit nga topi. Thirrja e mjekëve nuk e evitoi dot fatkeqësinë.
Boban ka luajtur më parë me NK Zagreb, por tashmë luante në ligat e ulëta të futbollit kroat. Mjekët shpjegojnë se kjo vdekje mund të ketë ardhur prej një ataku kardiak në zemër.