Skip to content

E trishtë në Itali, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga mjeti bujqësor

    Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në lagjen Mandrini, në Gessopalenë, Itali.

    Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, punonjës i një ferme në zonë, ka humbur jetën teksa punonte në fushë me mjetin bujqësor, shkruajnë mediat italiane.

    Gjatë operacioneve, mjeti ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur, duke e shtypur drejtuesin e traktorit.

    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga zjarrfikësit e Casoli, karabinierët e Torricella Peligna dhe shërbimi i shpëtimit nga helikopterët 118 nga Pescara, nuk ka mundur të bëhet asgjë për të riun.

    Fatkeqësisht, i riu humbi jetën.