Skip to content

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në ditet e fundit të marsit dhe fillim Prillit

  • by

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me reshje shiu dhe dëbore do të vijojë përgjatë gjithë javës së fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

“Shi gjatë ditës së sotme dhe gjatë javës rikthehen reshjet e dëborës. Sot deri të mërkurën reshjet shfaqen në majat e maleve dhe pas së mërkurës dukshëm në zonat malore”.

Sipas meteorologes, në mesditë ulen temperaturat ndërsa rrebeshet do të përfshijnë verilindjen dhe juglindjen.

“Ulje të temperaturave 5-21 gradë. Rrebeshe afatshkurtra në zonat veriore. Në pjesën e dytë të ditës rrebeshet do të vijojnë në verilindje dhe juglindje”.

Porja theksoi se gjithashtu do të ketë stuhi detare gjatë gjithë ditës në detin Jon dhe kanalin e Otrantos.

Më tej, ajo njoftoi se ditët e fundit të marsin do të mbyllen me mot dimri rrebeshe dhe disa cm dëborë, dhe po kështu do të nisë edhe muaji prill.

Please follow and like us:
fb-share-icon0
Tweet 20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.